Më shumë se 20 minuta foli për 31 masa të reja që janë pjesë e paketës së katërt të ndihmës financiare. Vlera këtij pakëti financiar, do të kapë shumën prej 470 milion eurove. Për kompanitë janë ndarë 70 milionë euro ndihmë për pagesë të rrogave për tre muajt e fundit të vitit. E shuma e ndihmës që do ta fitojnë do të varet nga përqindja e humbje. Por, para nuk do të ketë për ata kompani që kanë pushuar punëtorë.
Me këtë masë pritet të përfshihen 250 mijë qytetarë, që kanë qenë të goditur nga kriza. Sërish do të ketë kartela për blerjen e produkteve vendore, e kësaj radhe do të përfshihen edhe studentët në këtë paketë. Vlera e kartelave do të jetë 6 mijë denarë. Do të ketë mundësi që të anulohen edhe pagesat e kredive edhe për tre muaj tjerë. Gjithashtu, një numër i madh i masave janë të rezervuara për sektorët më të goditura nga kjo krizë, turizmin dhe hotelerinë.
Edhe kompanitë transportuese kanë qenë të goditur nga kriza, e qeveri do u mundësojë që mos të paguajnë për lejet për transport këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Për herë të parë do të zbatohet edhe masa ?Fundjavë pa tatim?. Me këtë masë, pritjet e pushtetit janë që të qarkullojnë rreth 170 milionë euro, e 17 milionë euro që do të merren në formë tatimi, do t'u kthehen qytetarëve.
Kryeministri Zoran Zaev, siguroi se këto masa nuk do të kenë impakt serioz në rritjen e borxhit publik. Ai shtoi se së bashku me 3 paketat e para, më shumë se 1 miliardë euro shteti i ka investuar në tejkalimin e krizës që u shfaq me pandeminë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/